Olsen: Riza Durmishi, i lindur si mbrojtës i majtë

  • 03 September 2015 - 15:20
Olsen: Riza Durmishi, i lindur si mbrojtës i majtë

“Nicolai Boilesen është i dëmtuar, por nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar para ndeshjes me Shqipërinë”, thotë trajneri i kombëtares daneze, Morten Olsen.

Mungesat në “Elsinore”, për arsye lëndimesh, janë të rëndësishme, por nuk ka absolutisht asnjë arsye për shqetësim te danezët në prag të kualifikueses kyçe të së premtes kundër Shqipërisë në “Telia Parken”.

Këtë e siguron trajneri Morten Olsen, i cili sheh shumë alternativa për të zëvendësuar lojtarin e Ajaksit “Të gjithë lojtarët që kam në dispozicion janë të denjë për fanellën e kombëtares. Nuk do të kem fare problem të përzgjedh njërin prej tyre, që të luajë si mbrojtës i majtë", i cili shton "Ne kemi vendosur ta zgjidhim problemin e dëmtimeve me lojtarët që kemi në dispozicion. Nicolai Boilesen është një lojtar me shumë vlera, që ka luajtur rregullisht në këtë pozicion, por kjo s’do të thotë se nuk kemi alternativa të tjera”, tranmseton telesport.

“Është e qartë se Riza Durmishi i Brondby, i cili bëri debutimin e tij kundër Malit të Zi, është i lindur si mbrojtës i majtë. Edhe dy të tjerë, Thomas Delaney dhe Daniel Wass mund të luajnë në këtë pozicion ndaj Shqipërisë”, shton Morten Olsen, “Unë mendoj se të gjithë mund të kujtojmë Philipp Lahmin, i cili ka fituar medalje me dy formacione, te Bajerni i Mynihut dhe në kombëtaren gjermane, duke luajtur në të majtë të mbrojtjes. Ne jemi të sigurt për pozicionin e majtë, mbrapa.”
Kjo është një garë e ngushtë në grupin kualifikues për Kampionatin Europian, ku bën pjesë edhe Sanimarka. Portugalia kryeson për momentin me 12 pikë, përpara Danimarkës dhe Shqipërisë, me nga 10 pikë secila. Pra, nuk lejohen gabimet në përballjen e së premtes mbrëma, në “Telia Parken”.