Williams rinovon me dyshen Bottas-Massa

  • 03 September 2015 - 16:44
Williams rinovon me dyshen Bottas-Massa

Skuadra Williams konfirmon dyshen Felipe Masa Valtteri Bottas edhe për sezonin e ardhshëm. Lajmin e bëjnë të ditur vetë pilotët në një mesazh të publikuar nga skuadra britanike në rrjetin Twitter. Bottas për të cilin është përfolur si zëvendësuesi i Raikkonen te Ferrari, thekson se është i lumtur që arriti të nënshkruajë me skuadrën Williams. Ai shton se do të punojë fort për të arritur rezultate sa më të larta edhe sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, drejtori i skuadrës, Frank Williams shton: “Stabiliteti është çelësi i suksesit për t’u rritur sa më shumë në botën e Formula 1. Ne po punojmë që të garojmë me çiftin më të fortë të pilotëve dhe ky fakt e vendos skuadrën Williams në një pozicion fantastik për të vazhduar periudhën e zhvillimit në kuadër të sezonit të ardhshëm”. Finlandezi Bottas u transferua te Williams në vitin 2013 për të zëvendësuar kolumbianin Maldonado, ndërsa braziliani Massa nënshkroi për skuadrën britanike në 2014-ën pas 7 viteve te Ferrari ku nuk arriti të fitonte asnjë titull.