Legjenda e Man Unitedit: City luan futbollin më të mirë

  • 17 October 2018 - 17:32
Legjenda e Man Unitedit: City luan futbollin më të mirë

Edhe pse e kishte mjaft të vështirë, legjenda e Manchester Unitedit, Eric Cantona, e ka pranuar se rivalët e ish-klubit të tij, Manchester City, janë duke e luajtur futbollin më të mirë për momentin në Angli.

Francezi nuk pranoi ta emëronte Manchester Cityn, mirëpo la të kuptohet se po flet për ta pasi që e përmendi trajnerin Pep Guardiolën, për të cilin pati shumë lëvdata. Ndërsa, për Mourinhon tha se është trajneri i gabuar për “Djajtë e kuq”.

“Unë gjithmonë shpresoj se Manchester Unitedi do ta fitojë ligën. Veçanërisht pasi që ekipi favorit për ta fituar Premierligën këtë sezon është ekipi që unë dëshiron të humbasë më së shumti”, ka thënë Cantona.

“Është shumë herët ende në sezon, kështu që shpresoj se Unitedi do të fillojë të performojë më mirë. Është e tmerrshme, por ekipi më i mirë për ta shikuar për momentin është ekipi tjetër, ekipi të cilit nuk më pëlqen t’ia them emrin”.

“Mourinho po e udhëzon skuadrën të luajë në mënyrën e gabuar për tifozët. Pa argëtim, pa kreativitet. Më pëlqen Mourinho. Ai ka një personalitet të mirë, por jo për një klub si Manchester United”.

“Ata duhet ta kishin marrë Pep Guardiolën si trajner. Ai duhet të ishte aty, por është duke bërë magji me atë klubin tjetër, me klubin të cilit nuk më pëlqen t’ia them emrin”.



(Kosova Sot)