Faik Veseli siguron medaljen e bronzit në Buenos Aires

  • 17 October 2018 - 19:07
Faik Veseli siguron medaljen e bronzit në Buenos Aires

Karateisti shqiptar, Faik Veseli ka siguruar medaljen e bronzit në Lojrat Olimpike për të rinj në Buenos Aires.

Veseli në gjysmëfinale do të përballet kundër Jamaoka Masaki nga Japonia dhe në rast se shënon finale, kualifikohet në finale të Lojrat Olimpike për të rinj, në kategorinë deri më 61 kg.

Ata që pësojnë disfatë në gjysmëfinale , me automatizëm fitojnë medalje të bronzit.

Për Faik Veselin, por edhe për Maqedoninë është suksesi më i madh i këtij sporti në Lojrat Olimpike.


 

(Kosova Sot)