Mignolet i shpallë “luftë” Alissonit për portën e Reds

  • 17 October 2018 - 23:51
Mignolet i shpallë “luftë” Alissonit për portën e Reds

Portieri ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon pas nënshkrimit te Alisson, por është i përkushtuar për ta fituar vendin përsëri në portë si zgjedhja numër 1

Portieri belg, Simon Mignolet thotë se ai është i përgatitur për të “punuar shumë” dhe të luftojë për numrin 1 në Liverpool.

“Do të kthehem në Liverpool dhe do të punojë shumë”, ka thënë Mignolet për The Sun.

“Ne do të luajmë kundër Huddersfield dhe unë do të jem gjithmonë aty për skuadrën. Kjo është gjëja që unë e bëj këtë moment. Nuk jam duke menduar për të ardhmen në këtë kohë. E vetmja gjë që mund ta bëj është ta pres mundësinë, të punojë shumë në stërvitje dhe të jem numri 1 në Liverpool”.

 

 

(Kosova Sot)