Benzema i mohon akuzat për kidnapim

  • 19 October 2018 - 15:05
Benzema i mohon akuzat për kidnapim

Karim Benzema ka reaguar ashpër ndaj mediave franceze, duke kërkuar nga to ta lënë të qetë, pas një shkrimi nga uebsajti Mediapart se të afërmit e sulmuesit francez ishin përfshirë në rrëmbimin e ish-agjentin e tij Leo D’Souza.

Vetë Benzema nuk ka qenë i përfshirë në këtë incident, por të enjten u publikua një lajm që pohon se familjarët e yllit të Real Madridit ishin përfshirë në një rrëmbimin e agjentit kundër vullnetit të tij dhe izolimit të tij të dielën më 7 tetor.

Ditën pasuese, rasti u raportua në polici, e cila hapi hetim ndaj tij.

Pohohet se motivi pas rrëmbimit ishte borxh prej 50.000 eurove që D’Souza e kishte marrë në kohën kur punonte si asistent i lojtarit. Ai i ka mohuar këto pohime, duke shpjeguar se paratë ishin konfiskuar nga dogana gjatë një udhëtimi në Marok.

Benzema ka reaguar përmes një postimi në Twitter.

“’Dikush i afërm me Benzeman ia preku dorën De Souzas, ishte rrëmbim’. ‘De Souza u rreh keq por nuk do përfitojë benefite për paaftësi’. ‘De Souza thotë se Benzema ishte në furgon, pohime që mohohen nga hetuesit’. A e ka seriozisht kjo botë?” shkroi Benzema, në postimin të cilit ia bashkëngjiti hashtagat “kjo duhet të marrë fund” dhe “kjo është e tepërt”, si dhe “më lini të qetë”.

 

(Kosova Sot)