Presidenti i Bayernit: S’është dashur ta quaja Ozilin mut por dobësirë

  • 19 October 2018 - 15:48
Presidenti i Bayernit: S’është dashur ta quaja Ozilin mut por dobësirë

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, e ka pranuar se gaboi që e quajti “mut” Mesut Ozilin, duke thënë se është dashur ta quante dobësirë.

Duke folur në muajin gusht, Hoeness pati thënë se Ozili po i përdorte akuzat për racizëm për ta larguar vëmendjen nga forma e tij e dobët për Gjermaninë.

Në fakt, ylli i Arsenalit ishte subjekt i racizmit pasi ekipi kombëtar i Gjermanisë u eliminua nga Kupa e Botës 2018 qysh në fazën grupore, pasi humbi ndaj Meksikës dhe Koresë Jugore.

Hoeness ishte vetëm njëri prej shumë personave që e sulmuan 29-vjeçarin, edhe pse tani duket se është penduar për këtë.

“Nuk është dashur të them mut, por dobësirë”, e pranoi Hoeness.

“Mendimi im për Ozilin është i qartë: Doja ta ktheja vëmendjen kah sporti. Doja ta largoja nga racizmi dhe integrimi”, tha ai.

Ozil u pensionua nga Kombëtarja e Gjermanisë pas akuzave për racizëm, edhe që prej atëherë fati i Gjermanisë nuk ka ndryahuar për të mirë. Skuadra e Joachim Loë përballet me rënie nga niveli i parë, Liga A, e Ligës së Kombeve, pasi i ka pësuar dy humbje radhazi ndaj Holandës dhe Francës në javën e fundit. 

(Kosova Sot)