Baresi: Derbi i Milanos i paparashikueshëm

  • 20 October 2018 - 10:11
Baresi: Derbi i Milanos i paparashikueshëm

Legjenda e Milanit, Franco Baresi, e pret një derbi të mrekullueshëm dhe të paparashikueshëm nesër mbrëma, mirëpo shpreson në fitoren e kuqezinjve.

Ndeshja fillon të dielën prej orës 20:30 në “San Siro” në kuadër të Serie A-së.

“Në pikëpamjen time do të jetë një derbi fantastik. Ndeshjet e tilla gjithmonë janë të paparashikueshme dhe është e vështirë të flasësh se si do të jetë rezultati i ndeshjes”, ka thënë ish-kapiten i Milanit.

“Padyshim, kjo është ndeshja, në të cilën është shumë i rëndësishëm rezultati”.

“Interi është duke bërë mirë, u rikthye në Ligën e Kampionëve. Shumë i qartë edhe objektivi i Milanit, i cili po ashtu tenton rikthim në garën prestigjioze”.

“Si rossoner në zemër, shpresoj që ta arrijnë atë”.

Baresi e ka kaluar tërë karrierën e tij në Milan si mbrojtës, ai i ka 710 paraqitje dhe 31 gola në total me fanellën e Milanit, ku ka arritur t’i fitojë gjithsej 18 tituj me klubin italian, po ashtu numri 6 i tij është i pensionuar dhe nuk mund ta ketë askush në skuadrën rossonere. 

 

(Kosova Sot)