Çfarë supergoli ka shënuar Drogba nga gjuajtja e lirë(Video)
Sulmuesi legjendar i futbollit, Didier Drogba nuk ka harruar të shënojë gola spektakolarë.
Ai ka shënuar një gol të çmendur nga gjuajtja e lirë për klubin e tij Phoenix Rising ndaj Portlan Timbers 2 në kuadër të playoffs të ligës amerikane.
Skuadra e tij shënoi fitore të pastër 3-0.
Që nga viti 2017, Drogba është paraqitur 22 herë dhe ka shënuar 13 gola për fanellën e Phoenixit.
40-vjeçari vazhdon të luajë ende futboll, i cili kulmin e karrierës e arriti te Chelsea.
(Kosova Sot)