Këndellet Bayern Munichu, ndërsa Dortmundi e vazhdon formën e lartë

  • 20 October 2018 - 17:48
Këndellet Bayern Munichu, ndërsa Dortmundi e vazhdon formën e lartë

Bayern Munich më në fund ka fituar pas tri ndeshjeve në Bundesligë, pasi të mposhti Wolfsburgun 3-1 në udhëtim, derisa Borrusia Dortmundi realizoi fitoren e katërt radhazi duke e mundur Stuttgartin bindshëm 4-2 po ashtu në udhëtim të shtunën.

Kjo fitore është lehtësim për trajnerin e Bayern Munichut, Niko Kovacin, i cili dje mori mbështetjen e plotë të drejtuesve të klubit pas presionit të madh ndaj tij në javët e fundit, si dhe e kthen kamionin në fuqi në pozitën e dytë, të paktën përkohësisht.

Robert Lewandowski ishte ylli i Bayernit në këtë takim. Polaku e ktheu akullin pas gjysmë ore lojë, duke e shënuar golin e epërsinë për skuadrën e tij.

Vizitorët e vazhduan pjesën e dytë aty ku e mbyllen të parën, duke realizuar një minutë brenda saj, përsëri përmes Lewandowskit.

Weghorst i shpagoi përpjekjet e vendasve duke shënuar golin që doli të ishte i vetmi për skuadrën e tij në këtë takim.

Megjithatë, sulmuesi polaku u përkujdes që ta nxjerrë James Rodrigauezin në pozitë për të shënuar, të cilën edhe e bëri kolumbiani duke e vulosur fitoren e Bayernit rreth 18 minuta para fundit.

Kjo fitore e con Bayernin në vendin e dytë me 16 pikë pas tetë javësh, katër më pak se lideri Dortmund.

Dortmundi, që nuk di për humbje këtë sezon, fitoi ndaj Stuttgartit falë një pjesë të parë sensacionale.

Mysafirët shënuan plot tri herë në këtë pjesë lojë, Sancho, Marco Reus dhe Paco Alcacer shënuan në minutat 3, 23 dhe 25.

Deri në fund, Dortmundi shënoi edhe një herë pesë minuta para fundit me anë të Philipp duke e vulosur pozitën e liderit me 20 pikë në krye të tabelës.

(Kosova Sot)