Handanovic: Derbi Maddonina është shumë special

  • 21 October 2018 - 19:58
Handanovic: Derbi Maddonina është shumë special

Samir Handanovic ka thënë se Derbi i Milanos nuk është si ndeshjet e tjera, në të cilën secili dëshiron të luajë.

Ndeshja pritet të fillojë sonte prej orës 20:30 në kuadër të javës së nëntë të Serie A-së.

“Ne duhet të koncentrohemi në secilën ndeshje, por derbi është special, si asnjë ndeshje tjetër”, ka thënë portieri slloven.

“E dimë se çfarë do të thotë marrja e tre pikëve në shtëpi”.

“Është mirë për ne që ta provojmë vetën ndaj kundërshtarëve të mëdhenj, sepse mund t’i gëzojmë tifozët tanë dhe të krijojmë atmosferë spektakolare”.

 

 

(Kosova Sot)