Ylli i Napolit lëndohet, ja sa do të mungojë

  • 22 October 2018 - 11:15
Ylli i Napolit lëndohet, ja sa do të mungojë

Ylli i Napolit, Simone Verdi mund të mungojë deri në tri javë jashtë fushave për shkak të lëndimit.

Italiani mor lëndimin në ndeshjen ndaj Udinese të shtunën mbrëma, dhe sot pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore për ta kuptuar se sa do të mungojë.

Sipas gazetës italiane, Corriere Dello Sport, Verdi mund të mungojë nga 10 deri në 15 ditë.

Verdi në gjashtë ndeshje me fanellën napolitane, e ka shënuar vetëm një gol.

Ai erdhi nga Bologna gjatë kësaj vere për një shumë prej 26 milionë eurosh. 

 

(Kosova Sot)