Mou: Juve, një ndër skuadrat më të mira

  • 22 October 2018 - 18:33
Mou: Juve, një ndër skuadrat më të mira

Jose Mourinho mendon që Manchester United do të përballet “me njërën prej skuadrave më të mira në Botë”, në Juventusi derisa për të Cristiano Ronaldo mbetet “më i miri i të gjitha kohërave”.

Mourinho udhëhoqi Interin për të fituar Skudeton dhe Ligën e Kampionëve në fillim të karrierës së tij, derisa trajneri i United raportohej se kishte marrëdhënie të tensionuar me Ronaldon gjatë kohës së tyre në Real Madrid.

“Nuk me pëlqen kjo konferencë për shtyp, nuk dua të flas për individët”, është përgjigjur ai në pyetjen për përballjen e tij me Paul Pogban për ndeshjen e së martës.

“Nuk dua të flas për gazetarë spanjoll sepse ata janë të interesuar vetëm për Real Madridin dhe Ronaldon”.

“Jam i lumtur këtu dhe do ta përfundojë kontratën tim dhe do të dëshiroja të qëndroja deri ë me skadon kontrata. Tërë ajo që po mendoj është United”.

“Mendoj që Cristiano Ronaldo është në këtë nivel pa pasur nevojë që të pyetët dhe përgjigjet në këto pyuetja. Ai është njëri prej më të mirëve te të gjitha kohërave dhe askush nuk e sheh ndryshe”.

“Do të luajë kundër njërës prej skuadrave më të mira në botë dhe kjo është ajo çfarë me motivon mua dhe ma sillni këtu dhe mendojë që kjo konferencë për shtyp është duke shkuar në një drejtim tjetër dhe nëse unë shkon unë kalojë në një drejtim tjetër”.

“Lojtarët që keni parë janë ata të cilët janë gati. Asgjë për të fshehur. Alexis është jashtë”.

Portugesi po ashtu ka theksuar se ai ka pranuar një kërkim falje nga asistenti i Maurizio Sarrit te Chelsea, Marco Ianni, i cili kishte një sjellje provokative gjatë barazimit në vikend dhe bëri thirrje që ai të shkarkohej.

“Jam serioz. Dëshiroj ta falënderojë Sarrin për ndershmërinë e tij dhe Chelsean po ashtu. Por nuk jam i lumtur se pse ai djalë i ri shkojë kaq larg”, ka shtuar ai.

“”Nuk mendoj që ai e meriton atë çfarë e ka. E pranojë kërkim faljen e tij. Mendoj që ai e meriton një mundësi të dytë që mos të shkarkohet dhe ai hyri në një situatë që në fund u pa që ishte gabim”.

“Shpresojë që ata mos ta shkatërrojnë karrierën e atij djali të ri dhe ky është fundi i këtij tregimi”, ka thënë Mourinho në fund.

 

(Kosova Sot)