Të gjitha ndeshjet që do të mungojë Messi

  • 22 October 2018 - 22:26
Të gjitha ndeshjet që do të mungojë Messi

Lionel Messi pritet të jetë jashtë fushave rreth tri javë pasi që ka thyer ashtin e krahut të tij gjatë ndeshjes së Barçës kundër Sevillas të shtunën

largohet pasi që theu krahun e tij të djathtë-një lëndim që do ta lë jashtë sulmuesin e Argjentinës për rreth tri javë.

Messi do të mungojë gjashtë ndeshje-përfshirë El Clasicon

Messi pritet që të mungojë në ndeshje e La Ligas kundër Real Madridit (28 tetor), Rayo Vallecano (3 nëntor) dhe Real Betis (11 nëntor) si dhë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve në fazën e grupëve kundër Interit më 24 tetor dhe gjashtë nëntor.

31 vjeçari nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e Barçës në Copa del Rej, në rrethin 1/16 kundër Cultural Leonesa më 31 tetor.

Ai mund të kthehet me Barcelonën në nëntor

Messi duket se do të kthehet për Barcelonën në ndeshjen e parë pas pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare, ku Blaugrana do të përballet me Atletico Madridin në Ëanda Metropolitano në LaLiga më 24 nëntor.  /GazetaExpress/

Kjo është lista e plotë në të cilat do të mungojë Messi:

E mërkurë, 24 tetor: Inter Milan (Vendas), Liga e Kampionëve

E diel, 28 tetor: Real Madrid (vendas), LaLiga

E mërkurë, 31 tetor: Cultural Leonesa (Mysafirë), Copa del Rey

E shtunë, 3 nëntor: Rayo Vallecano (Mysafirë), LaLiga

E martë, 6 nëntor: Inter Milan (Mysafirë), Liga e Kampionëve

E diel, 11 nëntor: Real Betis, La Liga.

 

(Kosova Sot)