Pogba i ka refuzuar 85 milionët e Chelsea-t

  • 04 September 2015 - 17:38
 Pogba i ka refuzuar 85 milionët e Chelsea-t

Paul Pogba i ka refuzuar 85 milionë euro të Chelsea-t, edhe pse Juventus-i ka rënë dakord për një marrëveshje që do ta dërgonte francezin te kampionët e Premiere Ligës.

Një gjë të tillë e ka raportuar të premten "Gazetta dello Sport", transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas të përditshmes sportive italiane, Pogba është takuar me agjentin e tij Mino Raiola, por pas diskutimeve ka vendosur që të ndihmoj procesin e rindërtimit të Juventus-it.

"Zonja e Vjetër" tashmë i ka humbur yjet si Andrea Pirlo, Arturo Vidal dhe Carlos Tevez, andaj humbja edhe e Pogba-s do të ishte një goditje e madhe për gjigantin italian.

Krahas Chelsea-t, për futbollistin e kombëtares së Francës në fillim të verës ka shprehur interesim edhe Barcelona. (Kosova Sot)