Flet Cana: Ja çka mendova, kur ndërhyra te Bendtneri

  • 04 September 2015 - 23:24
Flet Cana: Ja çka mendova, kur ndërhyra te Bendtneri

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, u shpreh i ngazëllyer pas barazimit që ekipi kombëtar nxorri ndaj Danimarkës.

Kapiteni u shpreh se barazimi ishte i vështirë, megjithatë, ekipi kombëtar sdo të ndalet ani pse thuhet se ka siguruar play offin.

"Ishte një ndeshje e rëndësishme, pasi kjo na mban shpresat tona ende gjallë. Barazhi është historik, por ne nuk do te ndalemi, pasi kemi force, deshirë dhe vullnet për ti fituar ndeshjet e ardhshme"

"Pjesa e pare ishte e jona ishte ne kontrollin tonë, ne ishim te vendosur mire. Në pjesën dyte, ata patenë dy raste të mira dhe ishte Polsen ai që na vuri në veshtersi. Por, ne humben një rast të artë në fund, i cili mund të na jepte edhe fitoren". 

"Nderhyrja te Berndter, ishte dicka që nuk shpejgohet, kur e pash atë në zonë ndërhyra duke provuar gjithçka. Por, ne te ardhmen shpresoj mos te gjindemi ne situata te tilla. Nuk ka pushim, pas tre ditësh kemi tjetër ndeshje", u shpreh Cana.