Agolli: Edhe nëse do të luajmë në hënë, tifozët do të na ndjekin

  • 05 September 2015 - 10:49
Agolli: Edhe nëse do të luajmë në hënë, tifozët do të na ndjekin

Ansi Agolli ka vazhduar me paraqitjet e tij të mira në krahun e majtë të mbrojtjes.

Mbrojtësi i majtë shqiptar është adaptuar në këtë krah shumë mirë së bashku me Ermir Lenjanin, ku po e plotësojnë njëri tjetrin në atë krah.

Pas barazimit ndaj Danimarkës, Agolli këtë sukses ia ka dedikuar tifozëve shqiptar, që sipas tij edhe të luajnë në hënë do t’i kenë ‘kuqezinjtë’ mbrapa vetës.

“Edhe në hënë nëse do të shkojmë të luajmë, tifozët tanë fantastik do të jenë duke na ndjekur dhe mbështetur. I falënderojmë dhe urojmë t’i shpërblejmë”.

“Tani kemi Portugalinë, por sërish përpara tifozëve tanë, që do të jenë edhe më të shumtë në Shqipëri, do të provojmë të marrim pike”, tha Agolli pas ndeshjes.