Messi: Më pëlqen kur vlerësohem më i miri në botë

  • 12 November 2018 - 17:28
Messi: Më pëlqen kur vlerësohem më i miri në botë

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se atij i pëlqen kur i dëgjon njerëzit e tjerë të thonë se ai është më i miri në botë, pasi që ka qenë duke punuar për këtë gjë gjatë gjithë jetës së tij.

Messi është kthyer për Barcelonën dje, në ndeshjen kundër Real Betisit, pasi e kishte lënduar krahun e tij në ndeshjen kundër Sevillës më 20 tetor. Ndeshjen e parë që e luajti pas lëndimit, e humbi me rezultat 4-3 në shtëpi.

Por, përkundër këtij lëndimi, Messi është lojtari që ka kontribuar më së shumti këtë sezon për katalonasit. Në vetëm dhjetë ndeshje të La Ligës, ai i ka shënuar nëntë gola dhe i ka bërë pesë asiste të tjera.

“Më pëlqen kur i dëgjoj njerëzit duke thënë se jam më i mirë në botë, pasi që për këtë gjë kam punuar gjatë gjithë jetës time”, ka thënë Messi për median spanjolle Marca, e cila e nderoi me çmimin Pichichi për 34 golat e tij që i shënoi sezonin e kaluar.

“Këto çmime janë rezultat i punës së gjithë skuadrës, që më ndihmon mua shumë për t’i arritur këto . Shpresoj se do të arrijmë ta fitojmë edhe një titull tjetër të La Ligës këtë vit”, shtoi Messi.

Argjentinasi, së bashku me Cristiano Ronaldon, e mbajnë rekordin për më së shumti “Topa të artë” të fituar, me nga pesë secili. Që të dy konsiderohen si lojtarët më të mirë në histori të futbollit, megjithatë shumë tifozë e analistë besojnë se është argjentinasi ai i cili është në epërsi ndaj portugezit.

Messi nuk ka arritur të emërohet në top treshet e çmimeve të UEFA-s e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit, dhe ende nuk dihet nëse ai do të jetë në top treshe të këtij viti për “Topin e Artë”. Por, ndërkohë, ai vazhdon të fitojë çmime të ndryshme në Spanjë. 

 

(Kosova Sot)