EDF: Schick, nuk duhet të ndalet

  • 12 November 2018 - 20:16
EDF: Schick, nuk duhet të ndalet

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco i ka sugjeruar Patrik Schickut “që mos të ndalet më”, pasi që sulmuesi shënoi golin e parë në këtë sezon kundër Sampdorias.

Lëndimet dhe rënia në formë kishte bërë që Schick mos të shënonte edhe pse Roma kishte shpenzuar 42 milionë euro për të, por çeku shënoi vetëm në fitoren 4-1 kundër Sampdorias të dielën.

“Rezultati tregon se ka një Romë për Serie A dhe një Romë për Ligën e Kampionëve”, tha Di Francesco gjatë konferencës dhe ceremonisë, Panchina d’Oro në Coverciano.

“Ne po rritemi. Dje pamë një romë e cila e komandoi lojën e tyre dhe e dinim që kur luajmë kështu jemi të pamposhtur”.

“Ne kemi mbetur pas në tabelë. Ne merituam më shumë pikë deri tani, por nëse ne jemi këtu është sepse ne nuk kemi bërë sa duhet atë që duhet të bëjmë”.

“Ne tani jemi më afër skuadrave që janë mbi ne. Për momentin, Juve ka ndeshjen më të mirë”.

“Napoli po arrin që ti ndjek, por konsistenca e Juves është vështirë të kapet”.

“Cristante është rritur dy ndeshjet e fundit, duke u adaptuar në rolin e mesfushorit në defansivë. Ai po tregon dëshirë të madhe”.

“Schick ka filluar mirë dhe tani nuk duhet të ndalet. Ai tani është në kushte të mira fizike dhe ai e di që sikur ia del në stërvitje duhet t’ia del edhe në fushë”.

“Ai e di që ai mund të përmirësohet edhe më shumë, por jam i kënaqur që shënoj këtë gol, që është vital për çdo sulmues”. 

 

(Kosova Sot)