Otamendi mungon për Argjentinën në miqësore me Meksikën

  • 12 November 2018 - 23:59
Otamendi mungon për Argjentinën në miqësore me Meksikën

30 vjeçari ka qenë jashtë fushave pas një lëndimi në tetor me City kështu që nuk do të paraqitet as për Argjentinës

Mbrojtësi i Manchester City, Nicolas Otamendi është larguar nga skuadra e Argjentinës për përballje kundër Meksikës, në dy ndeshjet miqësore që do të zhvillojnë këto dy Kombëtare.

Ai u kthye në skuadrën e City në fitoren kundër Shakhtar Donetsk javën e kaluar por nuk hyri në lojë para se të mungojë në skuadrën prej 18 lojtarëve kundër Manchester United.

Otamendi nuk ka arritur që të jetë gati fizikisht për përballjen me Meksikën në dy miqësore që do të mbahen te premten në Cordoba më 16 nëntor dhe mendoza të marstën më 20 nëntor gjatë ndeshjeve të Kombëtareve.

Argjentina ka thënë se ish mbrojtësi i Portos dhe Valencias vuan nga lëndimi i thembrës së Akilit dhe nuk do të mund ta bëj paraqitjen e tij të 59’të për Kombëtaren.

Anësori i Benficas, Eduardo Salvio dhe mesfushori i Racing Matias Zaracho-të cilët ftuan për herë të parë-po ashtu nuk do të mund të luajnë për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës, respektivisht në gju.

 

(Kosova Sot)