Asensio: S’më takon mua ta udhëheq ekipin e Real Madridit

  • 14 November 2018 - 10:04
Asensio: S’më takon mua ta udhëheq ekipin e Real Madridit

Mesfushori i Real Madridit, Marco Asensio, i është përgjigjur kritikave që ka marrë gjatë kohës së fundit, duke thënë se nuk i takon atij të jetë udhëheqës i skuadrës madrilene, pasi që ka njerëz në klub me më shumë përvojë.

22-vjeçari nuk ka arritur të performojë në nivelin e tij të më të lartë gjatë ndeshjeve të këtij sezoni, si pjesa tjetër e skuadrës pasi që Real Madridi gjendet në pozitën e gjashtë në tabelën e La Ligës.

Asensio, i cili është tani në sezonin e tij të tretë me “Los Blancos”, beson se disa nga ish-bashkëlojtarët e tij duhet të marrin më shumë përgjegjësi se ai.

“Unë nuk e shoh Real Madridin në krizë dhe nuk mendoj se më takon mua ta udhëheq skuadrën, pasi që kemi lojtarë që kanë më shumë përvojë, më shumë vite si futbollistë dhe një status më të lartë se unë dhe ata janë personat që duhet ta udhëheqin skuadrën”, ka thënë Asensio.

“Kur erdhi trajneri i ri unë fillova të luaj, por tani jam duke pasur më pak mundësi. Do të vijmë në përfundime në fund të sezonit. Kur gjërat janë duke shkuar mirë, ata thonë se je më i miri, por sapo fillojnë të shkojnë më keq, papritmas je më i keqi”.

“Disa nga kritikat janë të drejta, por ne e dimë si funksionon gazetaria këtu. Unë nuk dua t’i përgënjeshtroj të gjitha kritikat, por disa nga to bëhen me qëllim për të shkaktuar dëm. Unë nuk do t’u kushtoj shumë vëmendje atyre, kam gjëra të tjera dhe kritikat e tilla nuk ndikojnë te unë”.

Rezultatet e dobëta në këtë fillim të sezonit kanë bërë të ish-trajneri Julen Lopetegui të shkarkohej dhe në vend të tij të vinte Santiago Solari, i cili deri më tani ka arritur t’i fitojë katër ndeshjet e zhvilluara. 

 

(Kosova Sot)