Inter mund ta transferojë Verthongen

  • 15 November 2018 - 18:23
Inter mund ta transferojë Verthongen

Inter po shpreson që të nënshkruajë me mbrojtësin e Tottenham Hotspus, Jan Verthonen si lojtar i lirë, shkruajnë mediat sot në Itali

Nerazzurri janë duke kërkuar për përforcime në mbrojtje, por duhet të qëndrojnë brenda parametrave të Fer Playit Financiar para 30 qershorit.

Kontrata e Andrea Ranocchia skadon në verë, përderisa Joao Miranda mund të largohet në fund të këtij sezonit.

Sipas gazetarit të Sky, Gianluca Di Marzio, vëmendja e tyre është fokusuar tek Verthongen, i cili do të jetë lojtar i lirë në verë.

Ai është i lirë për të negociuar me klubet jashtë Anglisë që nga janari dhe Interi mund të arrijë marrëveshje me të që ta transferojë në verë, apo të nënshkruaj një marrëveshje me shumë të reduktuar si formë e para-kontratës.

Do të ishte një strategji e tyre e njëjtë sikurse nënshkruan me Stefan de Vrij, i cili verën që lamë pas ju bashkua atyre pasi që kontrata me Lazion i kishte skaduar. 

 

(Kosova Sot)