Granit Xhaka tregon se si rastësisht u bë futbollist

  • 15 November 2018 - 21:10
Granit Xhaka tregon se si rastësisht u bë futbollist

Granit Xhaka ka ecur në karrierë një shkallë më lart se vëllai i tij. I vogli i familjes Xhaka tashmë luan për ekipin e Arsenal dhe të gjithë jemi mjaft krenar për arritjet e tij si shqiptar.

Graniti ka ndarë me publikun disa histori interesante nga fëmijëria .

Ai tha se në akademinë e Bazelit, babai i vuri kushte klubit se do t’i pranonte të dy vëllezërit, ndryshe asnjëri prej tyre nuk do bënte pjesë në stërvitje.

“Taulanti është më i talentuar se unë. Karakteristika ime kryesore është se jam punëtor i madh. Nëse duhet bërë diçka nuk e lë për nesër, por e bëj sot dhe nesër. Unë jam pranuar në Basel falë vëllait dhe babit tim. Ata donin që të merrnin vetëm atë, por babai u tha: ‘O të dy, o asnjërin’. Ata u detyruan të më merrnin dhe mua.

Graniti gjithashtu tha se futbolli profesionist për të ka qenë një ëndërr që nuk mendonte se do i kthehej në realitet. 

 

(Kosova Sot)