Manolas lëndohet në gju

  • 16 November 2018 - 10:52
Manolas lëndohet në gju

Roma ka marrë një lajm të keq pasi që Kostas Manolas duket se e ka lënduar gjurin e tij gjatë ndeshjes së Greqisë kundër Finlandës
Mbrojtësi startojë mbrëmë në ndeshjen kundër Finlandës në Athinë.

Megjithatë, ai doli duke çaluar pasi që ndiente dhimbje në gjurin e tij të djathtë ku u zëvendësua.

Raportet fillestare thonë se bëhet fjalë për një ndrydhje të ligamenteve por analiza tjera pritet të bëhen për ta vërtetuar gjatësinë e lëndimit.

Roma pritet të udhëtojë në Udinese javën që vjen, kurse pastaj pret Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe Interin në Stadio Olimpico.

(Kosova Sot)