Kean mund të largohet në janar nga Juventusi

  • 16 November 2018 - 11:58
Kean mund të largohet në janar nga Juventusi

Moise Kean ishte në lojë në ndeshjen e Italisë U21 kundër Anglisë, por ka pranuar se nuk e di nëse ai do të jetë në Juventus në janar

18 vjeçari shënoi në barazimin e përkohshëm mbrëmë në miqësoren që ata e humbën në Ferrara 2-1.

“Ishte një paraqitje e mirëq, edhe pse nëse do të fitonin do të ishte edhe më mirë”, tha Kean për Tuttomercatoweb.

Ai ka luajtur vetëm 12 minuta si zëvendësues për Juven deri me tani këtë sezon dhe ka shumë zëra që ai mund të huazohet në janar.

“Nuk e di ende derisa tani jam duke u stërvitur me klubin dhe në fund do të vendosi. Po mësojë shumë në stërvitje ku po luaj bashkë me Cristiano Ronaldon, që për mua është një përvojë e mirë”. 

(Kosova Sot)