Raiola viziton Milanin sot

  • 16 November 2018 - 12:58
Raiola viziton Milanin sot

Mino Raiola pritet që të jetë te premten në Milan, ku do të diskutojë kthimin e Zlatan Ibrahimovic tek kuqezinjtë

Calciomercato.com raporton se arsyeja primare që Raiola është paraqitur sonte aty është Giacomo Bonaventura, i cili do ti nënshtrohet një operacioni në gju, ku do të mungojë për rreth pesë muaj.

Megjithatë, ueb-faqja po ashtu beson se agjenti do ta përdorë këtë mundësi “për ta shtyrë përpara një marrëveshje për Ibrahimovicin”, me Milan, pasi që marrëdhëniet e tij me klubin “janë bërë shumë të mira”.

Diavolo ende janë në pritje për ta mësuar fatin e tyre për sanksionet e Fer Playt Financiar të UEFA’së apo qëllimet e suedezit, por thuhet se LA Galaxy janë të pafuqishëm për ta mbajtur atë kështu që mund ti japin një përgjigje Leonardos për të. 

(Kosova Sot)