Mbappe zbulon bisedën me Neymarin në Whatsapp për ndërhyrjen e ashpër të Cavanit

  • 19 November 2018 - 13:03
Mbappe zbulon bisedën me Neymarin në Whatsapp për ndërhyrjen e ashpër të Cavanit

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, ka bërë të ditur se ia ka dërguar në Whatsapp videon e ndërhyrjes së Edinson Cavanit ndaj brazilianit, dhe ka treguar se Neymari i ishte përgjigjur vetëm duke qeshur.

Dy bashkëlojtarët në PSG, Cavani dhe Neymar, u takuan të premten si kundërshtarë, kur Brazili u ndesh kundër Uruguait. Tetë lojtarë u ndëshkuan me kartonë në këtë ndeshje dhe njëri ndër ta ishte edhe Cavani, i cili bëri një ndërhyrje ndaj Neymarit.

Për zënkat mes këtyre të dyve ishte raportuar gjatë sezonit të kaluar. Ata përveç që kishin pasur mosmarrëveshje në fushë për gjuajtën e penalltive dhe gjuajtjeve të lira, thuhet se ata ishin zënë mes vete edhe në zhveshtore.

“Ia dërgova Neymarit videon e ndërhyrjes së Cavanit në Whatsapp, dhe ai vetëm qeshi. Kjo nuk është asgjë, ata ishin duke i mbrojtur vendet e tyre dhe kjo nuk do t’i ndalojë ata të luajnë përsëri së bashku në PSG”, ka thënë Mbappe.

“PSG-ja është ndryshe, ka një lojtar të mrekullueshëm që është mbi të gjithë, Neymar. Ndërsa me Kombëtaret, jemi të gjithë në të njëjtin nivel”.

Edhe Cavani ka folur për këtë ndërhyrje pas ndeshjes, dhe kishte thënë se kjo është një gjë normal që ndodhë kur ky ekipe kundërshtare.

“Kur dy klube të Amerikës së Jugut takohen, është gjithmonë ndeshje e zjarrtë.  Mendoj se ishte një ndeshje e mire dhe në fund ne protestuam pak për penalltinë”, ka thënë Cavani, duke e komentuar penalltinë që arriti ta shënojë Neymari në minutën e 76-të, që ai siguroi fitoren Brazilit me rezultat 1-0.

“Por, këto janë gjëra që ndodhin, është gjithmonë mirë të përballesh me skuadra të mëdha si Brazili dhe të luash kundër kundërshtarëve të mrekullueshëm si Neymar apo lojtarët e tjerë të Brazilit”. 

 

(Kosova Sot)