Tragjike, futbollisti italian bën vetëvrasje në një garazh

  • 19 November 2018 - 19:05
Tragjike, futbollisti italian bën vetëvrasje në një garazh

Futbollisti italian u gjet i vdekur nga vëllai i tij i vogël në një garazh. Ndeshja e sotme e ekipit të tij Matina Calcio kundër Barlettas nuk u zhvillua

Futbollisti i ri Fabiano Colucci, i lindur në Montalbana, i gjeneratës së 99, njëri prej lojtarëve më të mirë të skuadrës së tij, është gjetur i vdekur në garazhin e tij në shtëpi.

Për ta bërë këtë zbulim edhe më të dhimbshëm, kapiteni i skuadrës, Marco Amato, ishin pajtuar së si të luanin me njëri-tjetrin në ndeshjen e ardhshme.

Në mëngjes, kur shokët e tij e pritnin në ndeshje, vëllai i tij ka telefonuar por ai nuk është përgjigjur. Pasi ai e ka kërkuar atë e ka gjetur të pajetë në garazhin e shtëpisë së tij.

Vetëvrasje

Futbollisti i ri, i cili duket se po kalonte momente të vështira pasi që prindërit e tij ishin ndarë, ishte stërvitur rregullisht me shokët e tij deri të premten në mbrëmje, ishte lojtar i rregullt i klubit Martina, që ka luajtur në kategori më të ulëta.

Ndarja e prindërve mund të jetë shkaku i vetëvrasjes së tij, edhe pse policia ende po e heton rastin.

Colucci ia kishte dal mirë dhe kishte kaluar në të gjitha grupmoshat duke qenë një mesfushor defensivë me paraqitje të shkëlqyer.

Ndeshja e mëngjesit të sotëm kundër Barlettas nuk është zhvilluar.

 

(Kosova Sot)