Gjermania luan për të mbetur në vazon e parë, Holanda për ta fituar grupin

  • 19 November 2018 - 20:24
Gjermania luan për të mbetur në vazon e parë, Holanda për ta fituar grupin

Gjarmania do të kërkojë sonte fitoren kundër Holandës, që do të ishte fitorja e parë e tyre në Ligën e Kombeve. Por, gjermanët e rrezikojnë shumë vazon e parë në kualifikime në Europian, pasi që në rast të humbjes së tyre dhe barazimit të Portugalisë dhe Polonisë, Gjermania do të dilte në vazon e dytë

Sonte në kuadër të Grupit 1 të Ligës A të Kombeve do të luajnë Gjermania me Holandën.

Ndeshja zhvillohet në Leipzig dhe Holanda hynë në këtë ndeshje për dy rezultate.

Fitorja do të bënte që ata ta fitonin Grupin 1 të Ligës A të Kombeve, por për këtë do ju mjaftonte edhe një barazim.

Gjermania në anën tjetër nuk bën assesi ta humbet këtë ndeshje pasi që  rrezikon te bie në vazon dy në kualifikime për Euro 2020.

Gjermania nuk ka fituar asnjë ndeshje në garën më të re të UEFA’së, pasi që forma e tyre e dobët vazhdojë që nga Botërori edhe në garën më të re ne Europë.

Pikërisht për këtë dy skuadrat do të hynë me formacionet e tyre më të mira në fushë. 

Image

 

(Kosova Sot)