Wenger: nuk kam ndërmend të pensionohem

  • 04 October 2015 - 11:32
Wenger: nuk kam ndërmend të pensionohem

Arsene Wenger ka thënë se nuk e ka ndërmend të pensionohet një herë, dhe nuk e ka vendosur ndonjë datë të tillë.

Wenger ka thënë se vendimi për pensionim do të jetë më tepër instiktiv se sa vendim i mëhershëm, pasi përcaktimi i datave e frikëson atë.

“Nuk e kam vendosur datën e pensionimit, mendoj që do të jetë më shumë instiktive dhe impulsive”, ka thënë francezi për BT Sport.

“Gjithmonë frikësohem për caktimin e një date. E kam dëgjuar këtë shumë herë ‘vitin tjetër do të pensionohem’, pasaj kjo gjë vazhdon ose shkon diku tjetër”, shtoi Wenger.

“Vetëm një gjë është e sigurtë, kur do të tërhiqem, do të jetë përgjithmonë”.