Napoli e deklason Milanin (Video)

  • 04 October 2015 - 22:55
Napoli e deklason Milanin (Video)

Napoli ka deklasuar Milanin në derbin e xhiros së 7’ të Serie A, pasi ka fituar në San Siro me rezultat të thellë 4:0.

Mysafirët kanë qenë të papërmbajtshëm në këtë ndeshje, duke treguar forcën e tyre dhe rritjen si skuadër në javët ë fundit.

Golat për Napolin në këtë ndeshje i shënuan Allan, Insigne 2 dhe Rodrigo Ely (autogol), ndërsa për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj.

Pas kësaj fitoreje Napoli ngritët në pozitën e 6’të me 12 pikë, ndërsa Milan mbetet në pozitën e 11 me 9 pikë.