Cana gëzon Shqipërinë (Foto)

  • 06 October 2015 - 15:19
Cana gëzon Shqipërinë (Foto)

Në seancën stërvitore të paradites, Gianni De Biasi i ka kushtuar vëmendje të veçantë përgatitjes tekniko-taktike duke u përqendruar kryesisht te ky aspekt.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit dhe duket se dal nga dal po e rimerr vetën, raporton SuperSport.

Në seancën stërvitore të paradites, Gianni De Biasi i ka kushtuar vëmendje të veçantë përgatitjes tekniko-taktike duke u përqendruar kryesisht te ky aspekt.

Me ndihmën e asistentit të tij Tramezzani, trajneri i përfaqësueses ka specifikuar stërvitjen me simulimin e situatave të ndryshme të lojës që mund të krijohen gjatë ndeshjes së 8 tetorit.