Ramos nuk luan për Spanjën, mungon dy javë

  • 06 October 2015 - 17:22
Ramos nuk luan për Spanjën, mungon dy javë

Ramos është zëvendësuar në Kombëtare, nga bashkëlojtari te Real Madrid, Nacho, për ndeshjet me Ukrainën dhe Luxenbourgun.

Sergio Ramos nuk do të paraqitet në dy ndeshjet e Spanjës, të vlefshme për kualifikim në ‘EURO 2016’, për shkak të një lëndimi i cili do t’a mbajë jashtë fushave për dy javë të tjera.

“Kështu jam për momentin, është një lëndim që ka nevojë për katër javë dhe unë do të kthehem për vetëm dy”, tha Ramos për gazetarët.

“Disa njerëz e vlerësojnë këtë, disa jo. Nuk po kërkoj medalje mirëpo për t’i rikuperuar lëndimet duhet kohë, të cilën duhet t’a respektoni”

“Ndonjëherë ju i kaloni ato sepse keni lojë të mëdha përpara, ndërsa për këtë vendosin doktorët dhe trajnerët”, theksoi mbrojtësi.