Nasri: Nuk do të shkoja te PSG

  • 06 October 2015 - 17:38
Nasri: Nuk do të shkoja te PSG

Mesfushori francez, Samir Nasri, ka hedhur poshtë mundësinë që një ditë të luajë për PSG-në.

Nasri që luan te Manchester City nga vitit 2011, nuk është i prirë që të ndërrojë mjedis. Ai ka thënë se nuk do të shkojë në një skuadër tjetër.

“Ndjehem mirë te Manchester City. Nëse do të mendoja një largim atëherë, objektivi im do të ishte eksperienca në MLS, por assesi te PSG”, ka thënë ish–futbollisti i Marseilles.

Ai ka folur edhe për kthimin tij të mundshëm te kombëtarja franceze, duke thënë se edhe nëse babai i tij do të behët trajner, ai nuk do të bashkohet me ta.

Francezi ka pasur oferta edhe gjatë verës, por kishte vendosur të qëndrojë në Angli.