Rama ia “anulon ftesën” Thaçit, pret Vuçiqin

  • 07 October 2015 - 10:43
Rama ia “anulon ftesën” Thaçit, pret Vuçiqin

Aleksandar Vuçiq do të jetë në ‘Elbasan Arena’ pasi Edi Rama “ia ka anuluar ftesën” Hashim Thaçit për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Tashmë është e sigurt kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jetë në ‘Elbasan Arena’, pasi që kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, “ia ka anuluar ftesën” Hashim Thaçit, shkruan të martën gazeta serbe “Danas”, duke u mbështetur në burime politike të afërta me pushtetin në Prishtinë.

“Për kryeministrin shqiptar në këtë moment më e rëndësishme sesa politika është që ndeshja me Përfaqësuesen e Serbisë të kalojë pa kurrfarë incidentesh dhe që ai këtë ndeshje ta përcjellë ashtu siç është paralajmëruar tashmë, në shoqëri me Aleksandar Vuçiqin”, shkruan “Danas”.

I njëjti burim i paidentifikuar citohet t’i ketë thënë gazetës “Danas” se “Thaçi definitivisht ka hequr dorë nga prania në ndeshjen që do luhet në Elbasan, më 8 tetor, dhe se për këtë kabineti i kryeministrit shqiptar tashmë e ka njoftuar kryeministrin Vuçiq” dhe se “pritet që ai tani të marrë vendimin për ardhje në ndeshjen futbollistike”./gazeta express