Formacioni i Serbisë ndaj Shqipërisë

  • 07 October 2015 - 16:18
Formacioni i Serbisë ndaj Shqipërisë

Radovan Curcic, selektori i Serbisë, ka vendosur se me çfarë formacioni do të zbresë në ‘Elbasan Arena’,

Me rikthimin e Nemanja Maticit dhe Aleksandar Kolarovit, selektori i Serbisë, Radovan Curcic, ka vendosur se me çfarë formacioni do të zbresë në ‘Elbasan Arena’

Me riaftësimin e këtyre dy futbollistëve gjasat janë që Serbia të zbresë me këtë formacion në fushë ndaj Shqipërisë. Me skemën 4-2-3-1, në portë pritet të luajë Vladimir Stojkovic.

Në krahun e majtë të mbrojtjes, do të veprojë Kolarov, ndërsa në qendër të mbrojtjes ashtu si ndaj Armenisë do të luajë dyshja Ivanovic-Spajic, kurse krahu i majtë do të besohet sërish lojtarit të Fiorentinës Nenad Tomovic.

Dy mesfushorët përpara mbrojtjes do të jenë Matic dhe i riu i Partizanit të Beogradit, Darko Brasanac edhe pse nuk përjashtohet mundësia që në vend të këtij të fundit të luajë një mes Nemanja Gudelj dhe Sergej Milinkovic-Savic.

Treshja e mesfushorëve të avancuar do të përbëhet nga Dusan Tadic, Zoran Tosic dhe Adem Ljajic, ndërsa në sulm do të veprojë i vetëm futbollisti i Newcastles, Aleksandar Mitrovic.