Lorik Cana: Lindja e djalit më ka dhënë forcë për ndeshjen

  • 07 October 2015 - 20:01
Lorik Cana: Lindja e djalit më ka dhënë forcë për ndeshjen

Teksa pak orë na ndajnë nga takimi historik Shqipëri-Serbi, e gjithë vëmendja e shqiptarëve është tek djemtë e kombëtares tonë.

Mirëpo sipas kapitenit të kuqezinjve Lorik Cana, presioni i madh nuk po ndihet.

Duke folur për “Lapsi.al”, Cana premton se bashkë me çunat do e dërgojnë Shqipërinë në finalet e kampionatit Europian në Francë.

“Ndihem më mirë se kurrë. Lindja e djalit më ka dhënë lumturi por edhe një forcë shumë të madhe që t’i përballoj sfidat.”

“Flas për sfidat e jetës por edhe ato me kombëtaren. Ekipi ynë për këtë luan dhe lufton. Do të japim më të mirën brenda vetes ta dërgojmë Shqipërinë në Europian”,- tha Lorik Cana.

Kapiteni para pak ditësh është bërë baba i një djali.