Hysaj: Ky është problemi i Shqipërisë

  • 08 October 2015 - 23:21
Hysaj: Ky është problemi i Shqipërisë

Elseid Hysaj, njësoj si Lorik Cana, e kritikoi lojën e Shqipërisë në ndeshjen kundër Serbisë.

Ai ka pranuar se skuadra ka problem me euforinë, dhe kjo i kushtoi shtrenjtë në ndeshjen kundër Serbisë, ku pësuan humbje 0:2.

“Në rastin e golit ishim të gjithë para në vend se të qëndronim në pozicionet tona. Ky është gabimi ynë, që i marrim gjërat me eufori. Por, do të mësojmë nga këto gabime dhe të mos i përsërisim më”, deklaroi ai pas ndeshjes.