Peticion për lirimin e Ballistit (Foto)

  • 13 October 2015 - 21:32
Peticion për lirimin e Ballistit (Foto)

Grupi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare, Tifozat Kuq e Zi nuk e kanë ndërmend të ndalen deri në lirimin e Ballist Morinës.

Tifozat kuq e zi kanë nisur një peticion për lirimin e Ismajl Morinës, njeriu që njihet ndryshe si Ballisti që ngriti Dronin në ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Ata kanë postuar linkun në faqen e tyre zyrtare në Facebook, dhe kanë ftuar të gjithë për ta nënshkruar atë për lirimin e Ballistit.

 

 

Të nderuar Shqiptarë,Ju ftojmë të gjithëve që të nënshkruani peticionin për lirimin e heroit tonë, Ismail "Ballist"...

Posted by Tifozat Kuq e Zi on Tuesday, October 13, 2015