Paralajmërimi i Klopp: “Pas Liverpoolit, një vit pushim… ndoshta edhe pensionohem!”

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 18:19
Paralajmërimi i Klopp: “Pas Liverpoolit, një vit pushim… ndoshta edhe pensionohem!”

Përvoja në krye të një skuadre të madhe si Liverpooli është shumë stresuese dhe e lodhshme.

Të tillë po e ndien edhe trajneri gjerman, Jurgen Klopp, i cili ka konfirmuar se do të bëjë një vit pushim pasi të mbyllë kontratën me “The Reds”.

 

Klopp është i lidhur deri në vitin 2024 me kampionët e sapo shpallur të Premier League-s, pasi nënshkroi kontratën e re dhjetorin e kaluar.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë kontrata e tij e fundit në futboll, teksa shprehet se mund të mos kthehet më në një stol pasi të mbarojë epoka e tij në “Anfield”. Kur u pyet se cilat janë planet e tij pas vitit 2024, Klopp tha:

“Do të marr një vit pushim dhe të pyes veten nëse më mungon futbolli. Nëse jo, atëherë do të jetë fundi i trajnerit Jurgen Klopp. Kur të mos jem më trajner, është një gjë që nuk do të më mungojë: tensioni brutal para ndeshjes”.


(Kosova Sot Online)