Peja e fiton derbin kosovar në Ligën Ballkanike

  • 24 November 2015 - 22:02
Peja e fiton derbin kosovar në Ligën Ballkanike

Peja e ka fituar derbin kosovar në Ligën Ballkanike, duke e mposhtur Bashkimin në palestrën Karagaçi, me rezultat 83:70.

Prizrenasit e mbyllën në epërsi me katër pikë pjesën e parë, 41:37.

Por vendasit pejanë, në pjesën e dytë u treguan më të mirë për të përmbysur rezultatin, dhe për të fituar në fund 83:70.