Katër skuadra në Kupën e Pavarësisë

  • 25 November 2015 - 09:21
Katër skuadra në Kupën e Pavarësisë

Të shtunën më 28 nëntor në qytetin e Vlorës, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të organizojë Kupën Pavarësia. Është edicioni i shtatë i këtij eventi të rëndësishëm, i cili ka hyrë në kalendarin e eventeve të FSHF-së.

Kupa Pavarësia do të organizohet me pjesëmarrjen e katër skuadrave. Ato janë Flamurtari i Vlorës, Shkëndija e Tetovës, Ferronikeli i Kosovës dhe Otranti i Ulqinit. Kupa do të zhvillohet si gjithmonë në stadiumin e Flamurtarit dhe do të nisë në orën 12:00, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Tri ndeshjet që do të luhen për të shpallur fituesin e trofeut, do të jenë nga 45 minuta secila. Shorti për këto takime, sipas traditës hidhet një ditë më herët. Vjet, në edicionin e gjashtë të Kupës Pavarësia, fituese u shpall skuadra e Ferronikelit. 

(Kosova Sot)