Eriksson e dëshiron Rooneyn në Kinë

  • 25 November 2015 - 18:33
Eriksson e dëshiron Rooneyn në Kinë

Ish-përzgjedhësi i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, i ka kërkuar Wayne Rooneyt që t’i bashkohet atij në Kinë.

Eriksson që aktualisht është trajner i skuadrës Shanghai SIPG, ka thënë se transferimi i Rooneyt në kampionatin kinez, do ta çonte atë në një nivel tjetër.

“Lojtarë të famshëm si Robinho, Asamoah Gyan e Demba Ba tashmë luajnë në Kinë dhe ata kanë sjellur diçka të veçantë”, tha Eriksson, transmeton the Sun.

“Por natyrisht Rooney është i një niveli tjetër. Ai është i të njejtës kategori me Messin dhe Ronaldon”.

“Të gjithë në Kinë e dijnë se çfarë lojtari është ai. Rooney do ta dërgonte ligën në një nivel tjetër, nuk kam dyshim për këtë”, theksoi ai.