Hayrapetyan: Lojtarët shitën ndeshjen ndaj Shqipërisë

  • 25 November 2015 - 20:55
Hayrapetyan: Lojtarët shitën ndeshjen ndaj Shqipërisë

Presidenti i Federatës Armene të Futbollit, Ruben Hayrapetyan, ka lëshuar një deklaratë bombë ndaj lojtarëve të tij duke i quajtur “tradhëtarë”.

Gjatë një konference për shtyp, Ruben tha se tifozët me të drejtë janë të pakënaqur nga Kombëtarja Armene. Sipas tij, disa nga lojtarët kanë shitur ndeshjen e 11 tetorit me kuqezinjtë e De Biazit.

“Federata e Futbollit dhe Kombëtarja jonë janë pronë e gjithë kombit dhe është normale që të jenë të mërzitur. Unë dua që ta kalojmë sa më shpejt këtë krizë, sepse e kuptoj se zhgënjimi është i madh. Në ndeshjen kundër Shqipërisë pati tradhti, dhe unë jam i angazhuar që të gjej tradhëtarët. Në atë ndeshje edhe trajneri më i mirë në botë po ta kishte drejtuar ekipin tonë, ai nuk do të kishte marrë rezultat tjetër”, transmeton Panorama Sport.