Enrique, më i mirë se Guardiola

  • 26 November 2015 - 11:27
Enrique, më i mirë se Guardiola

Së paku sipas statistikave, Luis Enrique është më i mirë se ish trajneri i lavdishëm i Barcelonës, Pep Guardiola.

Barcelona e Luis Enriques është më e mirë se ajo e Pep Guardiolës.

Kështu së paku thonë statistikat.

Në 81 duelet e para, skuadra katalane ka shënuar 65 fitore, shtatë barazime dhe nëntë humbje, për dallim nga 56-17-8 nga Guardiola.

Numri i golave të shënuar po ashtu është në avantazh, 224-202, dhe 62-65 të pranuar.

Por, Enrique ka një repart sulmues që ia ka zili cilado skuadër në botë, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar që kanë shënuar 121 gola deri më tani gjatë vitit 2015.