Inter largon Montoyan

  • 26 November 2015 - 13:25
Inter largon Montoyan

Inter ka vendosur ta largojë përforcimin e ri, Martin Montoya, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Martin Montoya u huazua në Inter në fillim të këtij sezoni.

Por, ai do të largohet menjëherë gjatë janarit, raporton e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”.

Krerët e klubit italian kanë filluar kontaktet me Barcelonën për largimin e parakohshëm të mbrojtësit të krahut.

Montoya nuk e ka bindur trajnerin Roberto Mancini se e meriton një vend tek “Nerazzurrët”.