Scholes: Ky trajner është fantastik për Realin

  • 26 November 2015 - 13:43
Scholes: Ky trajner është fantastik për Realin

Ish mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes beson se Carlo Ancelotti ishte trajneri ideal për Real Madridin.

Ish mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes beson se Carlo Ancelotti ishte trajneri i duhur për Real Madridin.

Italiani u shkarkua nga detyra pas përfundimit të edicionit të shkuar, duke u zëvendësuar nga Rafael Benitez. Scholes pranon se mbeti i befasuar nga emërimi i Benitezit.

“Të jem i sinqertë nuk e kam pritur që Benitez do të jetë trajner i Realit”, tha ai.

“Ancelotti është trajner fantastik, kur bisedoj me futbollistët që kanë punuar me të, të gjithë flasin mirë. Kur ndërroni trajnerin, duhet të gjeni dikë me të cilin ekipi do të përmirësohej, mendoj se Benitez nuk është i duhuri”, theksoi anglezi.