A është ky kundërshtari më i vështirë në short për Realin?

  • 26 November 2015 - 18:39
A është ky kundërshtari më i vështirë në short për Realin?

Sipas situatës aktuale në grupe, Manchester City e Roma mund të jenë kundërshtarët më të vështirë për Real Madridin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid e ka siguruar kualifikimin për në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Por, e përditshmja sportive madrilene “Marca” tashmë ka filluar të parashikojë se kush mund të jetë kundërshtari në short i “Los Blancos”.

Sipas pozitave aktuale, Manchester City dhe Roma paraqesin rrezikun më të madh për ekipin e trajnerit Rafael Benitez.