Liverpooli kualifikohet dhe merr kreun e tabelës
Liverpooli ka shënuar fitore në Anfield ndaj Bordeaux në kuadër të xhiros së parafundit të Grupit B në Europa League.
Trajneri Klopp aplikoi një formacion mjaft sulmues në këtë takim për The Reds.
Por, Saivet ishte ai që kaloi francezët në epërsi në minutën e 33-të.
Në fund të pjesës së parë (38') Milner konkretizoi një penalti për 1-1.
Vetëm pak minuta më vonë ishte Benteke (45+1) ai që realizoi për 2-1 dhe epërsinë e The Reds, me një gol mjaft të bukur .
Deri në fund të takimit Liverpooli kërkoi të vuloste fitoren, por në fund rezultati n uk ndryshoi.
Me këtë fitore Liverpooli kalon në krye të Grupit B me 9 pikë, teksa Sioni kalon në vendin e dytë me 8 pikë. Pesë pikë ka Rubin Kazan në vendin e tretë.