Rikthimi i pabesueshëm

  • 27 November 2015 - 09:05
Rikthimi i pabesueshëm

Hajvalia një javë pa u mbyllur stinori është tri pikë larg vendit të parë

“Kur kam hyrë ditën e parë në zhveshtore u kam thënë lojtarëve se jam këtu sepse ne mund të shpallemi kampionë. Disa lojtarë kanë filluar të qeshin, disa kanë qenë skeptikë, por me kalimin e kohës të gjithë jemi bërë një dhe ja ku jemi”, ka thënë Ismet Munishi

Mesjava e ardhshme përcakton gjithçka

Prej një skuadre pothuajse të pashpresë, tash është rikthyer në njërën nga pretendueset kryesore për titull. Kjo është Hajvalia, e cila një javë pa përfunduar stinori vjeshtor është vetëm tri pikë larg vendit të parë, madje me pak fat edhe mund ta mbyllë stinorin në vendin e parë. Startin e kishin të keq ku në 5 ndeshjet e para kishin shënuar vetëm një fitore dhe kjo sikur i zbehu të gjitha shpresat e Hajvalisë, e cila kampionatin e kishte nisur me ambicie të mëdha për titull. Por, ja që besimi i kryesisë në Ismet Munishin bëri që gjërat të ndryshojnë  rrënjësisht. Ai kur u rikthyer si trajner te Hajvalia edhe pse gjendej në fundit e tabelës, deklaronte se është kthyer për t’u shpallur kampion, gjë e cila nuk merrej aspak serioze, por ja që tash gjasat janë të mëdha. Në një bisedë për gazetën tonë, Ismet Munishi rrëfen rrugëtimin për vështirësitë dhe rrugëtimin e skuadrës së tij deri tash. “Kur kam hyrë ditën e parë në zhveshtore, u kam thënë lojtarëve se jam këtu sepse dua të shpallem kampion. Disa kanë filluar të qeshin, disa kanë qenë skeptikë dhe disa kanë besuar fuqishëm, por me kalimin e kohës të gjithë jemi bërë një dhe kemi besuar fuqishëm se mund t’ia dalim dhe ja ku jemi”, ka thënë Munishi... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)